https://www.youtube.com/watch?v=9hLwaQY2r-A%20
Në ambientet e Portit të Durrësit u zhvillua aktiviteti përmbyllës i Projektit Fishing Blue “Mbështetje për sektorin e peshkimit në Shqipëri” të financuar me 3.4 milion euro nga BE.
Në aktivitet mori pjesë Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Znj. Frida Krifca, Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Znj Christiane Hohmann; Presidenti i Fondacionit të Akademisë Italiane të Marinës Tregtare (FAIMM), Z. Eugenio Massolo; Kapiteni Massimo di Marco i Rojes Bregdetare Italiane si dhe ekspertë dhe staf të Projektit.
Në fjalën e saj, Ministrja Krifca u shpreh se Projekti Fishing Blue nëpërmjet skemës së granteve të ofruara i ka dhënë sektorit të peshkimit një mbështetje të rëndësishme në funksion të lundrimit të sigurtë dhe qëndrueshmërisë së sektorit. Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Europian, Znj. Hohmann pasi nënvizoi rëndësinë e sektorit të peshkimit në Shqipëri u shpreh se ky projekt ka pasur rezultate në tre drejtime “Institucionalisht, për të forcuar aftësinë e qeverisë për të hartuar dhe zbatuar politika gjithëpërfshirëse. Ekonomikisht, duke përmirësuar efikasitetin ekonomik të flotës së peshkimit nëpërmjet një skeme të mbështetjes së granteve prej 1.5 milionë eurosh për peshkatarët. Së fundi, në aspektin social, duke rritur ndërgjegjësimin për mbrojtjen e burimeve të peshkimit nga peshkimi i paligjshëm, i parregulluar dhe i pakontrolluar”.
Presidenti i Fondacionit të Akademisë Italiane të Marinës Tregtare, Eugenio Passolo theksoi në fjalën e tij se “përtej modernizimit të flotës së peshkimit, shpresojmë që ky projekt – i cili përfundon sot – të jetë trampolina për mundësi të ardhshme financimi në sektorin e peshkimit, si pjesë e promovimit të ekonomisë blu që synon mbrojtjen e mjedisit dhe krijimin e vendeve të punës edhe në këtë sektor.”
Kapiteni Massimo di Marco theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në sektorin e peshkimit në funksion të shkëmbimit të eksperiencave dhe praktikave më të mira si dhe për një zbatim sa më efikas të legjislacionit.
Në sesionin e dytë të ceremonisë përmbyllëse të këtij projekti menaxheri i projektit Massimo Gacci dhe ekspertët e angazhuar në këtë projekt Roberto Ridolfi dhe Alberico Simioli vunë në dukje rezultatet e projektit në funksion të përafrimit të legjislacionit me BE-në, ngritjes së kapaciteteve si dhe përmirësimit të kushteve në lundrim të anijeve të peshkimit me anë të granteve të ofruara.
Përgjatë 4 viteve të zbatimit të Projektit Fishing Blue ekipi i projektit ka asistuar për rishikime legjislative, hartimin e koncept hartës për portin pilot të peshkimit në Vlorë, planifikimin e zonave të qëndrueshme të alokuara për akuakulturë sipas udhëzimeve dhe standardeve ndërkombëtare, trajnimin e stafit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, përditësimin e bazës së të dhënave dhe rinovimin e pajisjet së TI-së për të rritur kapacitetin e Ministrisë për të menaxhuar Regjistrin e Flotës së Peshkimit; trajnimi dhe ndërgjegjësimin e komuniteteve lokale për të promovuar mbrojtjen e burimeve detare, fuqizimi i bizneseve lokale përmes granteve për të mbështetur Flotën e Peshkimit etj.
Previous
Next
Nëpërmjet granteve specifike, projekti Fishing Blue “Mbështetje për sektorin e peshkimit në Shqipëri” i financuar nga Bashkimi Evropian ka mbështetur sektorin e peshkimit që të bëjë investime në lidhje me sigurinë, kursimin e energjisë dhe ruajtjen më të mirë dhe ftohjes.
Në total 114 peshkatarë shqiptarë me një buxhet prej 1.5 milion eurosh kanë investuar në anijet e tyre falë mbështetjes së programit Fishing Blue.
Në video pasqyrohen dëshmi të investimit të kryer falë granteve të programit Fishing Blue.
https://youtu.be/2mkNYaQx4Dchttps://youtu.be/30jWKNSbbYUhttps://youtu.be/nV-vGPJhjrE
Në intervistën e realizuar nga z. Riccardo Rigillo në Radio Televizionin Shqiptar u diskutua mbi rezultatet më të rëndësishme të projektit Fishing Blue “Mbështetje për Sektorin e Peshkimit në Shqipëri”. Përafrimi i legjislacionit me acquis të Bashkimit Europian, trajnimi dhe mbështetja me ekspertizë të nevojshme Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe mbështetja dhe menaxhimi i fondeve dhe financimeve në këtë sektor janë disa nga arritjet më të rëndësishme të projektit Fishing Blue.
Gjatë intervistës z. Rigillo thkesoi rëndësinë e ekonomisë blu ku peshkimi ka rolin kyç dhe ndikon në sektorët e tjerë të ekonomisë si transporti, energjia apo biodiversiteti. “Shqipëria ka një potencial në fushën e peshkimit akoma të pashfrytezuar për shkak të fokusimit në atë që ofron toka. Për këtë arsye them që Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm në këtë sektor” theksoi ndër të tjera z. Rigillo. Në fund të intervistës z. Rigillo vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer me Ministrinë e Bujqësisë në funksion të implementimit me sukses të Projektot Fishing Blue.
Në ambientet e Portit të Shëngjinit u zhvillua aktiviteti mbi firmosjen e kontratave me 46 peshkatarët fitues të Thirrjes së Tretë të Granteve në sektorin e peshkimit.
Në aktivitet mori pjesë Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Znj. Frida Krifca, Shefi i Bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Z. Hubert Perr; Presidenti i Fondacionit të Akademisë Italiane të Marinës Tregtare (FAIMM), Z. Eugenio Massolo si dhe Koordinatori Lokal i Projektit, Z. Arjan Palluqi.
Në fjalën e saj, Ministrja Krifca u shpreh se: “Janë 46 përfitues nga grantet për investime në anije. Do vazhdojmë mbështetjen për rritjen e sigurisë ushqimore dhe uljen e impaktit mjedisor. Në vijim më shumë se 1.6 milion Euro do të ofrohen për peshkatarët”.
Përfaqësuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian pasi nënvizoi rëndësinë e sektorit të peshkimit në Shqipëri u shpreh se “Nëpërmjet politikës sonë të përbashkët, ne mbështesim ruajtjen e rezervave të peshkut, mbrojtjen e mjedisit detar, qëndrueshmërinë ekonomike të flotës së BE-së dhe ushqimin cilësor për konsumatorët.”
Presidenti i Fondacionit të Akademisë Italiane të Marinës Tregtare, Eugenio Passolo theksoi në fjalën e tij se “Përtej modernizimit dhe zbatimit të flotës së peshkimit, shpresojmë që ky projekt – i cili do të përfundojë në dhjetor të këtij viti – të jetë trampolina për mundësitë e ardhshme financimi në sektorin e peshkimit, si pjesë e promovimit të ekonomisë blu që synon mbrojtjen mjedisin dhe krijimin e vendeve të punës edhe në këtë sektor.”
Aktiviteti u përmbyll me firmosjen e kontratave me 46 peshkatarët fitues të granteve të thirrjes së tretë.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Projektit IPA 2016 «Fishing Blue – Mbështetje për sektorin e peshkimit në Shqipëri», i cili zbatohet nga Akademia Italiane e Marinës Tregtare (FAIMM) [1].
[1] Partnerë të FAIMM në këtë projekt janë: Ministria e Politikave të Bujqësisë, Ushqimit dhe Pylltarisë (MIPAAF) e Italisë, Drejtoria e Përgjithshme e Peshkimit (bashkë-aplikues dhe i njohur nga Partneri si Pala Specialiste e Projektit dhe Koordinator Teknik); Roja Bregdetare e Italisë (ITCG) (bashkë-aplikues), dhe Instituti i Kërkimeve për Bujqësinë, Peshkimin dhe Ushqimin (ILVO) i Belgjikës (bashkë-aplikues).
Previous
Next
Në intervistën e realizuar nga z. Roberto Ridolfi në Radio Televizionin Shqiptar u diskutua mbi rëndësinë e financimeve në sektorin e peshkimit. Hapja e thirrjes së tretë të granteve është një lajm i mirë për komunitetin e peshkimit pasi mundëson zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve të peshkimit.
Me anë të granteve specifike, Projekti «Fishing Blue- Mbështetje për sektorin e peshkimit në Shqipëri» synon të ndihmojë sektorin Shqiptar të peshkimit për të realizuar investime në lidhje me lundrimin dhe sigurinë (p.sh. pajisjet radio-satelitore); sigurinë e ushqimit (p.sh. ruajtjen në dhoma frigoriferike); përpjekjet e peshkimit (p.sh. rrjetat e peshkimit) dhe ndotjen e mjedisit (p.sh. motorrët e rinj).
Gjatë intervistës z. Ridolfi theksoi disa nga arritjet e projektit Fishing Blue në drejtim të trajnimit dhe mbështetjes me ekspertizë të nevojshme Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si dhe mbështetje me grante komunitetin e peshkimit.
Në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR), u zhvillua me datë 10 Qershor, një takim informues mbi Thirrjen e Tretë të Granteve në sektorin e peshkimit.
Në aktivitet mori pjesë Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Znj. Frida Krifca, Drejtuesi i Operacioneve për Zhvillimin e Qëndrueshëm Ekonomik dhe Social në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Z. Andrea Vera; Drejtues i Ekipit të Projektit Fishing Blue “Mbështetje për Sektorin e Peshkimit në Shqipëri”, Z. Lucio Trifiletti; Koordinatori Lokal i Projektit, Z. Arjan Palluqi dhe dy ekspertë italianë në fushën e financimit dhe peshkimit respektivisht Z. Roberto Ridolfi dhe Z. Alberico Simioli.
Në fjalën e saj, Ministrja Krifca u shpreh se: “Me anë të kësaj mbështetje financiare të mundësojmë rritjen e sigurisë së peshkatarëve në bordin e anijeve të peshkimit gjatë lundrimit, përmirësimin e performancës ekonomike të ndërmarrjeve të peshkimit duke miratuar masa që synojnë kursimin e energjisë, si dhe zvogëlimin i ndikimeve negative në mjedis lidhur me ndotjen e ujit dhe mbrojtjen e stoku”.
Përfaqësuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian pasi nënvizoi rëndësinë e sektorit të peshkimit në Shqipëri u shpreh se “mbështetja e BE-së synon të krijojë kushtet që sektori të bëhet i qëndrueshëm nga pikëpamja mjedisore, ekonomike dhe sociale duke qenë një burim i rëndësishëm ushqimi i shëndetshëm për konsumatorët.”
Eksperti Roberto Ridolfi, President i COOPI (Agjencia italiane e bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillimin e qëndrueshëm) dhe një ish-oficer i rëndësishëm i Komisionit Europian, theksoi mundësitë e forta për financimin e kombinuar në sektorin e peshkimit në kontekstin e promovimit të Ekonomisë Blu që synon të mbrojë mjedisin dhe krijimin e vendeve të punës në këtë sektor.
Drejtues i Ekipit të Projektit Fishing Blue, Z. Lucio Trifiletti, vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me Ministrinë e Bujqësisë, për ecurinë me sukses të projektit ndërsa koordinatori lokal i projektit, Z. Arjan Palluqi vuri theksin në rëndësinë e financimeve në sektorin e peshkimin në drejtim të modernizimit të flotës së peshkimit dhe qëndrueshmërisë së sektorit. Në përfundim eksperti i Projektit z. Alberico Simioli evidentoi disa nga arritjet e thirrjeve të mëparshme për grante dhe ftoi komunitetin e peshkimit të aplikojë për thirrjen aktuale deri më 30 qershor si një mundësi shumë e mirë për të përmirësuar dhe rritur sigurinë në bord.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Projektit IPA 2016 «Fishing Blue – Mbështetje për sektorin e peshkimit në Shqipëri», i cili zbatohet nga Fondazione Accademia Italiana della Marina Mercantile (FAIMM)[1].
[1] Partnerë të FAIMM në këtë projekt janë: Ministria e Politikave të Bujqësisë, Ushqimit dhe Pylltarisë (MIPAAF) e Italisë, Drejtoria e Përgjithshme e Peshkimit (bashkë-aplikues dhe i njohur nga Partneri si Pala Specialiste e Projektit dhe Koordinator Teknik); Roja Bregdetare e Italisë (ITCG) (bashkë-aplikues), dhe Instituti i Kërkimeve për Bujqësinë, Peshkimin dhe Ushqimin (ILVO) i Belgjikës (bashkë-aplikues)
Previous
Next
Në datat 6, 7 dhe 9 dhjetor 2021 pranë porteve të Vlorës, Durrësit dhe Shëngjinit u zhvilluan trajnime me komunitetin e peshkimit mbi legjislacionin e peshkimit dhe rregulloret specifike në fuqi. Gjatë trajnimeve Koordinatori lokal i Projektit, Z. Arian Palluqi prezantoi publikimin më të fundit “Përmbledhje e legjislacionit në fushën e peshkimit” të hartuar në kuadër të Projektit Fishing Blue “Mbështetje për Sektorin e Peshkimit në Shqipëri”. Gjatë trajnimeve u diskutua në lidhje me legjislacionin e përditësuar në fushën e peshkimit dhe mënyrën e zbatimit në portet më të rëndësishme të vendit.
Previous
Next
Në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural u mbajt më 16 dhjetor një takim prezantues i Manualit operacional “Inspektimi në det” me inspektorët e peshkimit.
Në aktivitet morën pjesë Zv. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Z. Roland Kristo; Drejtuesi i Operacioneve për Zhvillimin e Qëndrueshëm Ekonomik dhe Social në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Z. Andrea Vera; Drejtues i Ekipit të Projektit Fishing Blue “Mbështetje për Sektorin e Peshkimit në Shqipëri”, Z. Lucio Trifiletti; Koordinatori Lokal i Projektit Z. Arjan Palluqi dhe dy ekspertë italianë në fushën e peshkimit.
Zv. Ministri Roland Kristo në fjalën e tij u ndal në rëndësinë e rezultateve të prodhuara nga Projekti i Fishing Blue “Mbështetje për Sektorin e Peshkimit në Shqipëri”, i cili po zbatohet pranë Ministrisë prej më shumë se tre vitesh. Sipas tij nëpërmjet rezultateve të projektit po adresohen disa prej rekomandimeve të Komisionit Evropian në Progres Raportet e përvitshme për Shqipërinë në sektorin e peshkimit. Mbërritja sipas tij e dy anijeve vitin e ardhshëm të financuara nga Bashkimi Evropian do të kontribuojnë në cilësinë e inspektimeve në det dhe kontrollin e bregdetit shqiptar.
Përfaqësuesi i Delegacionit Evropian në Shqipëri, Z. Andrea Vera theksoi se Manuali i Inspektimit në det do të shërbejë si një mekanizëm për të rritur cilësisht performancën e inspektorëve gjatë kontrolleve në det.
Drejtues i Ekipit të Projektit Fishing Blue, Z. Lucio Trifiletti, vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me Ministrinë e Bujqësisë, për ecurinë me sukses të projektit. Ky aktivitet sipas z. Trifiletti është dëshmi e elementit të qëndrueshmërisë së Projektit Fishing Blue ku rezultatet e prodhuara gjatë këtij projekti do të sigurojnë vazhdueshmërinë edhe mbasi Projekti të jetë mbyllur.
Koordinatori lokal i projektit, Z. Arjan Palluqi theksoi rëndësinë e trajnimeve për të harmonizuar procedurat e inspektimeve në det me ato të vendeve anëtare të BE-së.
Eksperti Italian në Ekologjinë Detare, Z. Mario Sbrana, u shpreh se “Manuali është i organizuar sipas përmbajtjes së atij të prodhuar nga Agjencia Evropiane e Kontrollit të Peshkimit (EFCA) dhe kjo është e rëndësishme pasi do të shërbejë për të harmonizuar aktivitetet e kontrollit dhe inspektimit brënda të njëjtit vend”.
Biologu Italian, Z Claudio Viva gjatë fjalës së tij ndër të tjera nënvizoi faktin se “Manuali dhe trajnimi janë të orientuara për të udhëhequr inspektorët e peshkimit drejt performancës efikase në kontrollin dhe mbikëqyrjen e monitorimit, në mënyrë që të kontribuojnë në menaxhimin e mirë të peshkimit, duke siguruar përputhjen dhe përdorimin e kontrolleve të duhura.”
Në sesionin e mbasdites ekspertët italianë organizuan një sesion trajnimi me inspektorët e Ministrisë së Bujqësisë ku u trajtua përmbajtja e Manualit të Inspektimit.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Projektit IPA 2016 «Fishing Blue – Mbështetje për sektorin e peshkimit në Shqipëri», i cili zbatohet nga Fondazione Accademia Italiana della Marina Mercantile (FAIMM).
[Partnerë të FAIMM në këtë projekt janë: Ministria e Politikave të Bujqësisë, Ushqimit dhe Pylltarisë (MIPAAF) e Italisë, Drejtoria e Përgjithshme e Peshkimit (bashkë-aplikues dhe i njohur nga Partneri si Pala Specialiste e Projektit dhe Koordinator Teknik); Roja Bregdetare e Italisë (ITCG) (bashkë-aplikues), dhe Instituti i Kërkimeve për Bujqësinë, Peshkimin dhe Ushqimin (ILVO) i Belgjikës (bashkë-aplikues)].
Previous
Next
Në ambientet e Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, u zhvillua me datë 10 Nëntor, takimi i ndërgjegjësimit mbi grumbullimin dhe interpretimin e të dhënave të peshkimit të qëndrueshëm.
Në aktivitet morën pjesë Zv. Ministri Roland Kristo, Zv. Dekani i Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit Z. Edmond Hala, Z. Lucio Trifiletti Drejtues i Ekipit të Projektit Fishing Blue “Mbështetje për Sektorin e Peshkimit në Shqipëri” si dhe ekspertë mbi grumbullimin dhe interpretimin e të dhënave të peshkimit nga Italia dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës.
Zëvendës Ministri i Bujqësisë theksoi rëndësinë e grumbullimit dhe interpretimit të të dhënave të peshkimit për një menaxhim të qëndrueshëm të peshkimit. Angazhimi në këtë drejtim sipas tij është thelbësore jo vetëm për shkak se është kërkesë e organizmave si Bashkimi Evropian apo Komisioni i Përgjithshëm për Peshkimin në Mesdhe dhe Detin e Zi por mbi të gjitha ky grumbullim na mundëson të hartojmë politika të mirfillta në sektorin e peshkimit sidomos në drejtim të përcaktimit të kuotave. Në fund të fjalës së tij Z. Kristo ftoi studentët e pranishëm që të angazhoheshin në studimin në degën e “Akuakulturës dhe menaxhim peshkimi” pasi studentët ekselentë do të kenë mundësi të punësohen në sektorin e peshkimit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Zv. Dekani i Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit Z. Edmond Hala në fjalën e tij theksoi se Universiteti Bujqësor i Tiranës në historinë e tij 70 vjeçare, ka hapur prej dy dekadash degën e “Akuakulturës dhe menaxhimit te peshkimit”, i cili furnizon me specialistë të peshkimit dhe akuakulturës nivelin qëndror dhe lokal të administratës publike përfshirë Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Më tej z. Hala theksoi rëndësinë e sektorit të peshkimit në ekonominë e e vendit tonë në përgjithësi dhe në kontributin në sektorin bujqësor në veçanti.
Më pas aktiviteti vijoi me prezantimet e ekspertëve italianë dhe të ekspertit të Universitetit Bujqësor të Tiranës mbi rëndësinë e grumbullimit të të dhenave të peshkimit bazuar në standardet e BE-së dhe kontributi i kërkimit në këtë drejtim.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Projektit IPA 2016 «Fishing Blue – Mbështetje për sektorin e peshkimit në Shqipëri», i cili zbatohet nga Fondazione Accademia Italiana della Marina Mercantile (FAIMM).
Partnerë të FAIMM në këtë projekt janë: Ministria e Politikave të Bujqësisë, Ushqimit dhe Pylltarisë (MIPAAF) e Italisë, Drejtoria e Përgjithshme e Peshkimit (bashkë-aplikues dhe i njohur nga Partneri si Pala Specialiste e Projektit dhe Koordinator Teknik); Roja Bregdetare e Italisë (ITCG) (bashkë-aplikues), dhe Instituti i Kërkimeve për Bujqësinë, Peshkimin dhe Ushqimin (ILVO) i Belgjikës (bashkë-aplikues).
Previous
Next
Me anë të granteve specifike, Projekti «Fishing Blue- Mbështetje për sektorin e peshkimit në Shqipëri» synon të ndihmojë sektorin Shqiptar të peshkimit për të realizuar investime në lidhje me lundrimin dhe sigurinë (p.sh. pajisjet radio-satelitore); sigurinë e ushqimit (p.sh. ruajtjen në dhoma frigoriferike); përpjekjet e peshkimit (p.sh. rrjetat e peshkimit) dhe ndotjen e mjedisit (p.sh. motorrët e rinj).
Në thirrjen e dytë të mbyllur më 20 korrik 2021, 34 aplikime u shpallen fitues me një vlerë totale të projekteve prej 1 254 255 €. Kontributi i Bashkimit Europian për thirrjen e dytë të granteve është 627 127 €.
I pranishëm në momentin e firmosjes së kontratës me peshkatarët fitues të Thirrjes së dytë ishte Koordinatori Lokal i Projektit, Z. Arian Palluqi.
Previous
Next
Me anë të granteve specifike, Projekti «Fishing Blue- Mbështetje për sektorin e peshkimit në Shqipëri» synon të ndihmojë sektorin Shqiptar të peshkimit për të realizuar investime në lidhje me lundrimin dhe sigurinë (p.sh. pajisjet radio-satelitore); sigurinë e ushqimit (p.sh. ruajtjen në dhoma frigoriferike); përpjekjet e peshkimit (p.sh. rrjetat e peshkimit) dhe ndotjen e mjedisit (p.sh. motorrët e rinj).
Në thirrjen e dytë të mbyllur më 20 korrik 2021, 34 aplikime u shpallen fitues me një vlerë totale të projekteve prej 1 254 255 €. Kontributi i Bashkimit Europian për thirrjen e dytë të granteve është 627 127 €.
Të pranishëm në momentin e firmosjes së kontratës me peshkatarët fitues të Thirrjes së dytë ishte Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Znj. Milva Ekonomi dhe Zv. Ministri Roland Kristo.
Previous
Next
Me anë të granteve specifike, Projekti «Fishing Blue- Mbështetje për sektorin e peshkimit në Shqipëri» synon të ndihmojë sektorin Shqiptar të peshkimit për të realizuar investime në lidhje me lundrimin dhe sigurinë (p.sh. pajisjet radio-satelitore); sigurinë e ushqimit (p.sh. ruajtjen në dhoma frigoriferike); përpjekjet e peshkimit (p.sh. rrjetat e peshkimit) dhe ndotjen e mjedisit (p.sh. motorrët e rinj).
Në thirrjen e dytë të mbyllur më 20 korrik 2021, 34 aplikime u shpallen fitues me një vlerë totale të projekteve prej 1 254 255 €. Kontributi i Bashkimit Europian për thirrjen e dytë të granteve është 627 127 €.
I pranishëm në momentin e firmosjes së kontratës me peshkatarët fitues të Thirrjes së dytë ishte Koordinatori Lokal i Projektit, Z. Arian Palluqi.
Previous
Next
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Projektit IPA 2016 «Fishing Blue – Mbështetje për sektorin e peshkimit në Shqipëri» i cili zbatohet nga Fondazione Accademia Italiana della Marina Mercantile (FAIMM)[1].
Në aktivitet morën pjesë Ministrja Milva Ekonomi dhe z.Massimo Gacci, Drejtues i Projektit Fishing Blue”. Gjatë fjalës së saj Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi theksoi se sektori i peshkimit është ndër sektorët me kontribut të madh në ekonominë e vendit duke shënuar vitin e shkuar një eksport prej 105 milionë euro. Ministrja nënvizoi faktin se projekti ” Fishing Blue” ka shërbyer dhe për të bërë një analizë të zonave të akuakulturës dhe është vendosur që së bashku me ministritë e Mjedisit dhe Turizmit si dhe Ministrisë e Infrastrukturës dhe Energjisë, të krijohet një zonë për Akuakulturën, për të rritur peshkun ton.
Drejtues i Projektit të Fishing Blue “Mbështetje për Sektorin e Peshkimit në Shqipëri”, z. Massimo Gacci, vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me Ministrinë e Bujqësisë dhe theksoi se me rinisjen e aktiviteteve të projektit, të ngadalësuara për shkak të COVID-19, trajnimet për vëzhguesit kombëtar në anijet e peshkimit të tonit do të jenë të vazhdueshme.
Trajnimi i inspektorëve të peshkimit u zhvillua në periudhën 10-13 maj 2021 dhe kishte për qëllim njohjen e pjesëmarrësve me detyrat e Vëzhguesit Kombëtar në një anije të peshkimit të tonit, aktivitetet e përditshme gjatë fushatës së peshkimit të peshkut ton si dhe njohja e përdorimi i dokumentacionit teknik në këtë formë peshkimi.
Manuali i Vëzhguesit Kombëtar të peshkut ton, i përkthyer në shqip, do t’i vijë në ndihmë vëzhguesve kombëtarë për të përmirësuar menaxhimin dhe mbrojtjen e tonit.
[1] Partnerë të FAIMM në këtë projekt janë: Ministria e Politikave të Bujqësisë, Ushqimit dhe Pylltarisë (MIPAAF) e Italisë, Drejtoria e Përgjithshme e Peshkimit (bashkë-aplikues dhe i njohur nga Partneri si Pala Specialiste e Projektit dhe Koordinator Teknik); Roja Bregdetare e Italisë (ITCG) (bashkë-aplikues), dhe Instituti i Kërkimeve për Bujqësinë, Peshkimin dhe Ushqimin (ILVO) i Belgjikës (bashkë-aplikues)
“Support and transfer of expertise to fisheries in Albania”
– Download here –Telefon: +355 69 548 7657
Email i kontaktit: grantscheme@fishingblue.eu