Projekti «Fishing Blue- Mbështetje për sektorin e peshkimit në Shqipëri» financohet nga BE dhe zbatohet nga një partneritet Italo-Shqiptar.
Me ane të granteve specifike, projekti do të ndihmojë sektorin Shqiptar të peshkimit për të realizuar investime në lidhje me lundrimin dhe sigurinë (p.sh. pajisjet radio-satelitore), sigurinë e ushqimit (p.sh. ruajtjen në dhoma frigoriferike), përpjekjet e peshkimit (p.sh. rrjetat e peshkimit) dhe ndotjen e mjedisit (p.sh. motorrët e rinj).
Aplikimi për tu bërë pjese e Programit mund të paraqitet nga subjektet e mëposhtme:
- pronarë individualë të anijeve të peshkimit të regjistruar në Regjistrin e Anijeve të Peshkimit në Shqipëri
- pronarët e kompanive të anijeve të peshkimit të regjistruara në Regjistrin e Anijeve të Peshkimit në Shqipëri.
Projekti do të mbulojë maksimum 50% të investimeve totale, me një shumë minimale prej 2,500 EUR deri në një shumë maksimale prej 60,000 EUR
Klikoni këtu për më shumë informacion.